Dy persona janë arrestuar për vrasje në tentativë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka thënë se Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme kanë punuar intensivisht për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit për vrasje në tentativë në Komunën e Prishtinës. Sipas Policisë së Kosovës njëri nga të dyshuarit është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa tjetri është në mbajtje për 48 orë. Rasti […]
Policia e Kosovës ka thënë se Hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme kanë punuar intensivisht për të identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit për vrasje në tentativë në Komunën e Prishtinës.
Sipas Policisë së Kosovës njëri nga të dyshuarit është dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa tjetri është në mbajtje për 48 orë. Rasti ka ndodhur në lagjen Kodra e trimave më 7 prill të vitit 2023.
“Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikojë dhe arrestoj dy persona të dyshuar lidhur me vrasje në tentativë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Policisë së Kosovës në Facebook.















