Dy persona janë lënduar nga mjeti i mprehtë-thika në Mitrovicë në orët e mbrëmjes [e enjte].

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugu, Avni Zahiti, këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini.

“Rreth orës  21:30, është raportuar se dy persona të lënduar nga mjeti i mprehtë kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Mitrovicë. Njësitet kompetente policore po merren me rastin”, ka thënë Zahiti.

Tutje zëdhënësi tha se njësitet kompetente policore po merren me rastin.