Dy persona në gjendje rëndë pasi një makinë përplasi disa këmbësorë në ishullin francez
Shumë persona raportohen se janë lënduar ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi një makinë u përplas me këmbësorët në Francën jugperëndimore Të paktën pesë persona u plagosën pasi një makinë u përplas me këmbësorët dhe çiklistët në Saint Pierre d’Oléron në Île d’Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, shkruan The […]
Shumë persona raportohen se janë lënduar ku dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi një makinë u përplas me këmbësorët në Francën jugperëndimore
Të paktën pesë persona u plagosën pasi një makinë u përplas me këmbësorët dhe çiklistët në Saint Pierre d’Oléron në Île d’Oléron, pranë bregut perëndimor të Francës, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.
I dyshuari është marrë në paraburgim, ndërsa hetimi është duke vazhduar.
Kryebashkiaku i Dolus-d’Oléron tha se burri i arrestuar në vendngjarje dyshohej për abuzim me drogë dhe alkool.
Më parë, media franceze raportoi se deri në 10 persona u prekën nga incidenti, me burime pranë hetimit që sugjeronin se shoferi “qëllimisht” u përplas me njerëzit, tha Le Figaro.















