Dy persona në pranga për armëmbajtje pa leje, konfiskohen armë dhe fishekë

Policia e Kosovës ka raportuar kater raste të ndara që lidhen me armëmbajtje pa leje dhe posedim të paautorizuar të armëve gjatë 7 korrikut, ku janë sekuestruar armë zjarri, municion dhe janë arrestuar disa persona.

Në fshatin Bube të Zubin Potokut, policia ka gjetur dhe sekuestruar 374 fishekë të kalibrave të ndryshëm në një stallë bagëtish.

“Është raportuar se në një stallë të bagëtive janë gjetur dhe sekuestruar 374 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, në fshatin Skoqan të Vushtrrisë, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë gjuetie me tre fishekë.

“Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie me tre fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

Po ashtu, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, policia arrestoi një person, pasi në veturën e tij u gjet një pistoletë me një karikator dhe 13 fishekë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport.

Ndërsa në fshatin Hallaq i Vogel në Lipjan, një qytetar raportoi se kishte gjetur dy kuti me municion pranë oborrit të shtëpisë së tij.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 64 fishekë me gaz. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika