Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi janë përleshur fizikisht mes vete me mjete të forta në Studençan të Suharekës.

Kështu është bërë e ditur në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, të cilët pastaj kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

“Studeqan, Suharekë 27.02.2023-13:00. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete me mjete të forta me ç’rast kanë pësuar lëndime trupore, për çka dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.