Dy plagosje në më pak se një orë në Shqipëri

Në më pak se një orë në Shqipëri janë plagosur dy persona, në Fushë Mamurras dhe në Shëngjin

Pamje: Top Channel

Një person rreth moshës 35-vjeçare është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij në Fushë Mamurras.

35-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore, ndërsa policia e Kurbinit ndodhet në vendngjarje. Ende janë të paqarta shkaqet e ngjarjes dhe personat që kanë kryer plagosjen.

Rreth një orë më parë, një person u plagos me thikë në qytetin e Shëngjinit një person ende i paidentifikuar.

Gazetarja Brixhilda Deda raporton se i plagosuri është paraqitur vetë pranë spitalit të Lezhës, por për shkak të plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit në mes të disa personave, ndërkohë që ende nuk është bërë publik identiteti i të plagosurit. /Top Channel

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika