Dy policët e suspenduar pas vrasjes së Muhamed Likës rikthehen në detyrë

Dy zyrtarët policorë, Jalldëze Krasniqi dhe Jaser Jaha, të cilët ishin suspenduar pas vrasjes së policit Muhamed Lika, janë rikthyer në vendet e tyre të punës.

Kthimin e tyre në detyrë e ka konfirmuar për televizionin Dukagjini avokati i dy policëve, i cili tha se punën e kanë rifilluar një ditë më parë.

Sipas tij, pas hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), është dërguar një raport në prokurori ku konstatohet se nuk ka elemente të veprës penale që do t’i ngarkonin dy zyrtarët. Për këtë arsye, ata janë rikthyer në të njëjtat pozita ku kanë shërbyer para suspendimit.

Krasniqi dhe Jaha ishin pezulluar me rekomandim të IPK-së, pasi dyshohej se nuk kishin zbatuar urdhrin për arrestimin e të dyshuarit kryesor në rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika