Dy presidentët e Dritës me komunikatë zyrtare: Draft Statuti i FFK-së ka shkelje të mëdha

Një reagim ka ardhur nga dy presidentët e Dritës, Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli kanë reaguar për draft statutin e FFK-së.

FC Drita ka reaguar duke thënë se draft Statuti i FFK-së ka shkelje të rënda dhe jo vetëm. E njëjta ka publikuar një sërë shkeljes të cilat pretendon se janë evidentuar nga juristë të fushës.

“1. Nuk ka vendim për themelimin e Komisionit për hartimin e Draft Statuti komfor Ligji të Sporti neni 30.1(Federatat e sportit, janë të detyruara t’i publikojnë vendimet e tyre) , vendimi nuk është i publikuar në web faqen e FFK-së dhe delegate e Kuvendit nuk janë të njoftuar për themelimin dhe përbërjen e këtij Komisionit.

  1. Draft Statuti është në kundërshtim të plotë me Statutin Aktual neni 29.6 (Propozimi për amandamentim të Statutit duhet të bëhet nga anëtarët e FFK-së e mbështetur nga së paku 20 delegatë të Kuvendit të FFK-së dhe duhet të parashtrohet në afatin e paraparë kohor (20 ditë para mbajtjes së Kuvendit) dhe neni 62.
  2. Draft Statuti i propozuar nga FFK na është dorëzuar me është 17.01.2023 10 ditë para Kuvendit që është në kundërshtim me nenin 29.6 dhe neni 62 Ndryshimi i Statutit.

Këto janë disa nga vërejtët procedurale  rreth thirrjes se Kuvendit të Jashtëzakonshëm për miratim të Statutit, ky Kuvend është thirrur ne rekomandimet e MKRS për harmonizim të Statuti me Ligjin nr. 2003/24 te Sportit, Ligjit mr.04/L-075 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport, Ligjin nr.06/L-115 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport i Ndryshuar dhe Plotësuar me Ligjin nr.04/L-075, Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, Udhëzimin Administrativ nr.03/2015 për Themelimin dhe Regjistrimin e klubeve publike dhe private te sportit, Udhëzimit Administrativ m.01/22 për Kushtet, Kriteret dhe Procedurat e Themelimit, Licencimit dhe Ri-vlerësimit te Federatave dhe Organizatave Sportive, Statutin e UEFA-s dhe FIFA-s si dhe Kodin Etik të UEFA dhe FIFA-s”, ka deklaruar FC Drita, në Facebook.

Sipas FC Drita, statuti i propozuar nuk i përmbush kritere e kërkuara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjersa ka theksuar se e njëjta, vetëm sa thellon edhe më shumë shkeljet ligjore.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika