Udhëzimi administrativ për vlerësimin dhe kualifikimin e mësimdhënësve parasheh dy provime për ta, atë shtetëror dhe atë kualifikues.

Të mërkurën, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka prezantuar pesë udhëzime administrative që parashohin procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të mësimdhënësve.

Për të gjithë studentët që dëshirojnë të bëhen mësimdhënës, të njëjtit do t’i nënshtrohen provimit shtetëror. Ndërkaq, sipas raportimeve të EO, provimit kualifikues do t’i nënshtrohen mësimdhënësit që duan të pajisen me licencë të avancuar.

Këtë “reformë” në sistemin e arsimit, ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se e synon që të përmirësohet cilësia e mësimdhënies.

“Parashihet edhe provimi shtetëror, që për herë të parë organizohet, ku këtij provimi do t’i nënshtrohen të gjithë të diplomuarit të Fakultetit të Edukimit, pas kalimit të suksesshëm të këtij provimi, ata pajisen më licenca. Janë disa faza për sistemin e licencimit në karrierë.  Ne kemi parë licencën e karrierës, licencën e avancuar si dhe licencën e përhershme. Udhëzimi prej sot do të jetë në dëgjim publik. Vlerësimi i performancës do te jetë i vazhdueshëm dhe do të ketë disa faktorë dhe kritere që do të ndikojë në përmirësimin e performancës së mësimdhënësve”, ka thënë Nagavci, transmeton EO.