Dy punëtorë kanë mbetur të lënduar pasi një kran është rrëzuar gjatë punimeve në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Të njëjtit kanë marrë trajtim mjekësor teksa Prokuroria e Shtetit ka nisur hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit, njofton Dukagjini.
Këtë për Dukagjinin e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, u shpreh Pllana.
Bie krani në një punishte në Prishtinë, dyshohet për dy punëtorë të lënduar