Dy punonjës të ambasadës izraelite vriten në të shtënat në Uashington, arrestohet i dyshuari
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë vrarë nga të shtënat jashtë një eventi në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC, të mërkurën në mbrëmje. Lidhur me rastin tragjik, një i dyshuar është arrestuar, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikan. Të vrarë mbetën një burrë dhe një grua dhe ishin një çift i […]
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë vrarë nga të shtënat jashtë një eventi në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington, DC, të mërkurën në mbrëmje.
Lidhur me rastin tragjik, një i dyshuar është arrestuar, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikan.
Të vrarë mbetën një burrë dhe një grua dhe ishin një çift i ri që do të fejoheshin për t’u martuar, tha ambasadori izraelit.
Shefja e Policisë Metropolitane të Uashingtonit, Pamela Smith, tha se një i dyshuar i vetëm, i cili u pa duke ecur jashtë muzeut para ngjarjes, tani është në paraburgim.
I dyshuari, është identifikuar si 30-vjeçari Elias Rodriguez, brohoriti “Palestina e Lirë, Palestina e Lirë”.
I dyshuari nuk kishte pasur kontakt të mëparshëm me policinë, shtoi ajo raporton Reuters përcjell Dukagjini.
Presidenti Donald Trump dënoi të shtënat.
“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI!” tha ai në një mesazh në Truth Social.
“Urrejtja dhe Radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”, tha Trump















