Dy raste me armë zjarri raportohen në Ferizaj dhe Gllogoc, dy gra përfundojnë në spital
Policia e Kosovës nl raportin e saj 24 orësh ka njoftuar për dy incidente të ndara me armë zjarri që kanë ndodhur në Ferizaj dhe Gllogoc, ku dy gra kanë pësuar lëndime ku edhe kanë marrë trajtim mjekësor. Në Ferizaj, më 10 maj 2025 rreth orës 09:50, është arrestuar një burrë kosovar nën dyshimin se […]
Policia e Kosovës nl raportin e saj 24 orësh ka njoftuar për dy incidente të ndara me armë zjarri që kanë ndodhur në Ferizaj dhe Gllogoc, ku dy gra kanë pësuar lëndime ku edhe kanë marrë trajtim mjekësor.
Në Ferizaj, më 10 maj 2025 rreth orës 09:50, është arrestuar një burrë kosovar nën dyshimin se ka plagosur motrën e tij me armë zjarri. Viktima është dërguar për trajtim emergjent në QKUK.
I dyshuari ka deklaruar gjatë intervistimit se plagosja ka ndodhur aksidentalisht. Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë, një predhë dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Gllogoc, një grua është lënduar si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit më 8 maj, duke kërkuar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar.
Pas një hetimi intensiv, më 10 maj, njësia e hetimeve ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar kosovar. Gjatë kontrollit, nga ai është sekuestruar një pushkë gjuetie njëtytëshe dhe një fishek 12 mm, që dyshohet se u përdor në rast. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.
Policia ka konfirmuar se të dy rastet janë duke u trajtuar me seriozitet dhe hetimet po vazhdojnë.















