Dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Në raportin 24 orësh të Polixcisë së Kosovës raportohet për dy raste të ndara të dhunës në familje. Një rast është regjistruar në Rajonin e Prishtinës përkatësisht në Gllogoc ku nuk është raportuar për të lënduar. “Gllogoc 08-10.04.2025-NN. Me 10.04.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari […]
Në raportin 24 orësh të Polixcisë së Kosovës raportohet për dy raste të ndara të dhunës në familje.
Një rast është regjistruar në Rajonin e Prishtinës përkatësisht në Gllogoc ku nuk është raportuar për të lënduar.
“Gllogoc 08-10.04.2025-NN. Me 10.04.2025 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Rasti tjetër është regjistruar në Gjakovë, mirëpo pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 10.04.2025-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njejti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshortën e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.















