Dy raste të dhunës në familje në Pejë dhe Gjakovë
Dy raste të dhunës në familje janë lajmëruar në polici përgjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia e Kosovës. Përgjatë mëngjesit të së shtunës, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten. Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës. Bëhet e ditur se e shoqja ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është […]
Dy raste të dhunës në familje janë lajmëruar në polici përgjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia e Kosovës.
Përgjatë mëngjesit të së shtunës, është arrestuar i dyshuari mashkull pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten.
Rasti ka ndodhur në qytetin e Pejës.
Bëhet e ditur se e shoqja ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje përgjatë mbrëmjes, të shtunën e 23 korrikut, në qytetin e Gjakovës është arrestuar i dyshuari mashkull pas tentimit për t’i sulmuar anëtarët e familjes.
Në raportin e Policisë së Kosovë, thuhet se i dyshuari, sipas familjarëve, ka pasur probleme mendore.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.















