Dy raste të festimeve me armë brenda 24-orëve
Festimet me armë zjarri po vazhdojnë në Kosovë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Policisë për t’i shmangur ato dhe për të “festuar me zemër, jo me armë”. Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar dy raste të tilla, një në Prishtinë dhe tjetri në Lipjan, gjatë ahengjeve familjare. Në kryeqytet, të dielën mbrëma rreth orës 22:10, […]
Festimet me armë zjarri po vazhdojnë në Kosovë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Policisë për t’i shmangur ato dhe për të “festuar me zemër, jo me armë”.
Brenda 24-orëve të fundit janë raportuar dy raste të tilla, një në Prishtinë dhe tjetri në Lipjan, gjatë ahengjeve familjare.
Në kryeqytet, të dielën mbrëma rreth orës 22:10, një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu.
Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, një karikator dhe tri gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
Rasti tjetër është regjistruar në Lipjan, po të dielën, ku një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz kalibër 9 mm, një karikator, 25 fishekë dhe 21 gëzhoja.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe, me vendim të prokurorit, rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.
Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e armëve në festa, duke rikujtuar rrezikun serioz që paraqesin ato për jetën e njerëzve.















