Dy raste të tentim vrasjes në Prishtinë dhe Partesh
Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën janë regjistruar dy raste të vrasjes në tentativë, një në Prishtinë dhe një tjetër në komunën e Parteshit. Sipas njoftimit, në rastin e parë në Prishtinë, dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e viktimës dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë. Disa […]
Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën janë regjistruar dy raste të vrasjes në tentativë, një në Prishtinë dhe një tjetër në komunën e Parteshit.
Sipas njoftimit, në rastin e parë në Prishtinë, dy persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e viktimës dhe kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë. Disa nga predhat kanë depërtuar brenda objektit, duke shkaktuar dëme në mobile shtëpiake.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 27 gëzhoja, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, rasti i dytë ka ndodhur në Partesh, ku pas një mosmarrëveshjeje, dy persona janë përfshirë në një konflikt fizik. Si pasojë, ata kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një kaçavidë, e cila dyshohet të jetë përdorur gjatë incidentit.
Të dyshuarit në këtë rast janë dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhen nën masën e ndalimit policor, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.















