Dy raste të tentim vrasjes në Prizren – të dyshuarit përfundojnë në mbajtje
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste të ndara të tentativës për vrasje, ku në të dyja rastet janë përdorur mjete të mprehta – thika. Në njërin rast, viktima dhe i dyshuari janë shtetas të huaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë një përleshjeje fizike, një […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në qytetin e Prizrenit kanë ndodhur dy raste të ndara të tentativës për vrasje, ku në të dyja rastet janë përdorur mjete të mprehta – thika.
Në njërin rast, viktima dhe i dyshuari janë shtetas të huaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë një përleshjeje fizike, një shtetas i huaj është therur me thikë nga një tjetër shtetas i huaj.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në rastin tjetër, viktima dhe i dyshuari janë shtetas të Kosovës.
Sipas policisë, pas një mosmarrëveshjeje, viktima është kanosur dhe më pas është sulmuar me thikë nga i dyshuari.
Edhe në këtë rast, viktima ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga policia dhe, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Të dyja rastet po hetohen si “vrasje në tentativë”.















