Dy serbë ndalohen duke kaluar ilegalisht kufirin nga Kosova për në Serbi
Dy serbë janë ndaluar në Koshuticë, Leposaviq, pasi të njëjtit kanë qenë duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore (ilegale). “Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore”, thuhet në raportin […]
Dy serbë janë ndaluar në Koshuticë, Leposaviq, pasi të njëjtit kanë qenë duke e kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore (ilegale).
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore”, thuhet në raportin e policisë.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.















