Dy shoferë në Ferizaj gjobiten për kundërvajtje në trafik
Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba kundërvajtëse për shoferë të përfshirë në kundërvajtje të rrezikshme në trafik. Në rastin e parë, më 11 janar 2025, rreth orës 19:00, një shofer 74-vjeçar, A.V. (M/K), u gjobit me 100 euro. Sipas raportit të policisë, shoferi kishte kryer një kthim të paligjshëm gjysmërrethi pranë nënkalimit në […]
Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba kundërvajtëse për shoferë të përfshirë në kundërvajtje të rrezikshme në trafik.
Në rastin e parë, më 11 janar 2025, rreth orës 19:00, një shofer 74-vjeçar, A.V. (M/K), u gjobit me 100 euro. Sipas raportit të policisë, shoferi kishte kryer një kthim të paligjshëm gjysmërrethi pranë nënkalimit në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.
Ky veprim u regjistrua nga një qytetar me telefon dhe u publikua në rrjetet sociale, çka ndihmoi policinë në identifikimin dhe ndëshkimin e shkeljes.
Në rastin e dytë, të njëjtën ditë rreth orës 21:10, një shofer tjetër, L.M. (M/K), 27-vjeçar, u ndëshkua me 150 euro gjobë dhe 1 pikë negative në patentë. Incidenti ndodhi në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, në fshatin Firajë, ku ai ishte kapur duke bërë rrëshqitje të gomave gjatë lëvizjes, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Ky veprim gjithashtu u filmua nga një qytetar dhe pamjet u dorëzuan në polici.















