Dy shqiptarë dyshohet se u sulmuan nga rreth 20 persona në veri, disa të maskuar

Viktimat kanë raportuar rastin në Policinë e Kosovës, gjersa njëri prej tyre ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra nga sulmuesit

Mitrovica e Veriut

Dy burra shqiptarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga rreth 20 persona në veri të Mitrovicës, disa prej tyre të maskuar.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, njëri prej viktimave ka pësuar lëndime.

“Dy viktimat meshkuj shqiptarë/kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga 15-20 persona të panjohur, ku në mesin e tyre disa kishin qenë me maska. Si pasojë e sulmit njëri prej viktimave ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 20:00.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika