Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit në rajonin e Stublinës dhe Doberqanit.
Sipas raportit policor, më 29 gusht, rreth orës 11:05, njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë, në të cilën ndodheshin dy persona, një mashkull dhe një femër, shtetas të Serbisë.
Të dyshuarit kanë deklaruar se kishin hyrë nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës përmes një rruge ilegale.
“Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti, ndërsa të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë për kundërvajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.