Dy shtetas të huaj arrestohen në Prishtinë për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të huaj në Prishtinë, nën dyshimin për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore në fushën e ortoprotetikës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 16 gusht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor të ministrisë kompetente, ka realizuar një inspektim në një lokacion në Prishtinë, pas dyshimeve se aty po ushtrohej veprimtari ortoprotetike pa licencën përkatëse.

Gjatë inspektimit është konstatuar dyshimi për ofrim të shërbimeve shëndetësore në kundërshtim me dispozitat ligjore. Për këtë arsye, Inspektorati Shëndetësor ka ndaluar ofrimin e këtyre shërbimeve.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit dy personat e dyshuar, të dy shtetas të huaj, janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Pas përfundimit të procedurave, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, për procedura të mëtejshme ligjore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika