Dy shtetas të Shqipërisë ndalohen në Merdarë, policia serbe pretendon se u gjeti mbi 30 kg drogë
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se në pikën kufitare me Republikën e Kosovës në Merdarë janë arrestuar dy të rinj, shtetas të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të MUP-it serb, gjatë kontrollit u janë sekuestruar mbi 30 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Të arrestuarit janë identifikuar si […]
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se në pikën kufitare me Republikën e Kosovës në Merdarë janë arrestuar dy të rinj, shtetas të Shqipërisë.
Sipas njoftimit zyrtar të MUP-it serb, gjatë kontrollit u janë sekuestruar mbi 30 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Të arrestuarit janë identifikuar si S.L., i lindur në vitin 2002, dhe B.Y., i lindur në vitin 2000.
Ata po udhëtonin me një furgon me targa shqiptare, brenda të cilit, sipas autoriteteve serbe, janë gjetur pakot me drogë.















