Dy shtetase të Somalisë kaluan ilegalisht kufirin, dyshohet për kontrabandim me migrantë

Dy shtetase të Somalisë janë hasur pranë pikës së vjetër kufitare Kosovë–Shqipëri, pasi dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është regjistruar më 22 korrik 2026, rreth orës 23:10. Gjatë intervistimit, dy gratë kanë deklaruar se kishin hyrë nga Shqipëria në Kosovë në mënyrë të kundërligjshme.

“PKK Kosovë–Shqipëri, në afërsi të pikës së vjetër kufitare janë hasur dy femra shtetase të Somalisë, të cilat gjatë intervistimit kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin Shqipëri–Kosovë në mënyrë ilegale”, thuhet në raportin policor.

Sipas policisë, dyshohet se ato janë ndihmuar nga persona të tjerë për të kaluar kufirin.

“Dyshohet se janë kontrabanduar nga persona të tjerë deri në afërsi të kufirit”, thuhet më tej në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e personave të dyshuar për kontrabandimin e migrantëve.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika