Dy superyjet botërore Morad e Gims vijnë në Prishtinë më 5 dhe 6 gusht

Prishtina do të mirëpresë dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore ndërkombëtare, Morad dhe Gims, të cilët do të performojnë më 5 dhe 6 gusht.

Reperi me famë botërore e ka konfirmuar koncertin e tij në Prishtinë përmes rrjeteve sociale, ku publikoi kalendarin e turneut veror dhe qytetet që do të vizitojë gjatë kësaj vere.

Gjatë dy netëve, më 5 dhe 6 gusht, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër performancat e dy artistëve që gëzojnë sukses të madh në skenën ndërkombëtare.

Organizimi i këtij eventi është bërë nga menaxheri i njohur Jetmir Agaj, i cili ka sjellë në Kosovë emra të njohur të industrisë muzikore.

Përveç Morad dhe Gims, në skenë do të ngjiten edhe artistë të njohur vendorë, të cilët pritet të plotësojnë atmosferën me performancat e tyre.

Detajet rreth biletave dhe informacione të tjera për koncertet janë publikuar në posterin zyrtar të organizatorëve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika