Dy të arrestuar për fajde e detyrim në Prishtinë dhe Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të mërkurën në Prishtinë e Lipjan, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale "Fajde" dhe "Detyrim"

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të mërkurën në Prishtinë e Lipjan, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të mërkurën është bërë arrestimi i tyre gjatë operacionit të zhvilluar në këto dy lokacione të ndryshme.

“Me datë 04.10.2023 DHKOKR ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, me ç’rast në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacioni policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: Një revole, tre telefona mobil, një automjet, 915 euro, shënime/ evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura”, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Pas arrestimit të të dyshuarve me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervistimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika