Dy të dyshuarve për rrëzimin e kulmit në Komunën e Prishtinës, u caktohet masa e sigurisë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për rastin e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, si pasojë e të cilit ka mbetur e lënduar një grua

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë ndaj dy të dyshuarve për rastin e rrëzimit të kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës.

Njërit nga zyrtarët komunal Y.J., i cili është arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, i është caktuar masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar dhe qasja në zyrat e Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se masa vlen deri më 21 shkurt, e në rast të mosrespektimit të masës do t’i zëvendësohet ajo me masën e paraburgimit.

Në anën tjetër, ndaj përfaqësuesit përgjegjës të kompanisë punuese në vendpunishten e kompanisë në fjalë, B.B. është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji.

Pullazi i ndërtesës së re së Komunës së Prishtinës është rrëzuar të enjten e javës së kaluar, duke i shkaktuar lëndime të rënda një 23-vjeçareje.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika