Dy të lënduar në një aksident në Brod të Shtërpcës

Të paktën dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Brod të Shtërpcës.

Ketë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli për portalin Dukagjini duke thënë se pos të lënduarve ka edhe dëme materiale.

“Rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugor Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shtërpcës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore. Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë Veseli.

Ai gjithashtu ka njoftuar se njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti.

Shija e redaktorit

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Mbretërit kalojnë në finale të Ligës së Kampionëve

Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit. Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1,...

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Të fundit nga rubrika