Dy të lënduar nga aksidenti në mes të tri veturave në Fushë-Kosovë (PAMJE)

Nga një aksident në mes të tri veturave në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë janë lënduar dy persona. Lidhur me rastin po merret njësiti i trafikut

Pamje nga aksidenti

Sot ka ndodhur një aksident në mes të tri veturave në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, nga i cili janë lënduar dy persona.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 16:40, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika