Dy të lënduar nga aksidenti mes trenit dhe veturës në Prishtinë
Dy persona kanë mbetur të lënduar sot në mëngjes në Prishtinë, pas një aksident trafiku mes një veture dhe treni. Këtë e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, Zëdhënëse e PK-së. Ajo ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur […]
Dy persona kanë mbetur të lënduar sot në mëngjes në Prishtinë, pas një aksident trafiku mes një veture dhe treni. Këtë e ka konfirmuar, Flora Ahmeti, Zëdhënëse e PK-së.
Ajo ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Më datë 27.04.2025, rreth orës 07:30, në rrugën “Ramiz Cërnica” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një treni. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve të trafikut rrugor dhe përgjegjësit për aksidente hekurudhore, të cilët kanë kryer ekzaminimet dhe shikimin e vendit të ngjarjes.















