Dy persona janë lënduar të mërkurën, si pasojë e një aksidenti trafiku në Çagllavicë të Prishtinës.

Në këtë aksident ishin të përfshira gjithsej nëntë vetura, tri nga to kanë qenë në lëvizje, kurse gjashtë të tjera ishin të parkuara.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira nëntë automjete (tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.