Dy persona janë plagosur me armë zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për  plagosje me armë zjarri të ndodhur në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.   Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. “, ka thënë ajo.

Sipas Ahmetit, hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore ndërkohë që lidhur me këtë rast deri tani janë arrestuar tre persona të dyshuar.