Dy të plagosurit në Pejë po trajtohen në mjekim intenziv
Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të premte në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë pas të shtënave me armë. Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar në mjekimin intenziv në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, njofton Dukagjini. “Sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar dy persona të plagosur me […]
Dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të premte në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë pas të shtënave me armë.
Të dy të plagosurit janë duke u trajtuar në mjekimin intenziv në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, njofton Dukagjini.
“Sot pasdite në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar dy persona të plagosur me armë zjarri. Ata janë duke u trajtuar në Spitalin tonë dhe aktualisht janë nën kujdesin e ekipit tonë mjekësor kujdestar, ndërsa po kryhen ekzaminimet dhe ndërhyrjet e nevojshme. Të plagosurit janë nën kujdes intensiv mjekësor dhe për çdo zhvillim të ri do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e Spitalit.















