Dy të vdekur e dhjetëra të lënduar në 68 aksidente trafiku brenda ditës

Aksidentet trafiku në ditën e së hënës nuk kanë pas të ndalur, ku gjithsej kanë qenë 68 aksidente, e që Policia e Kosovës kishte konfirmuar vdekjen tragjike të dy personave dhe dhjetëra të lënduar brenda ditës

Myslimanët në mbarë botën festuan të hënën ditën e Fitër Bajramit, ndërsa në Kosovë, përveç festimeve gjatë kësaj dite kanë ndodhur 68 aksidente trafiku, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet në Gllobar të Drenasit ku vdiqën nënë e bir, dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Më anë të raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se 34 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 376 gjoba trafiku.

Statistikat e përgjithme nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës e kishte konfirmuar vdekjen tragjike të dy personave në fshatin Gllobar të komunës së Drenasit, si dhe tre persona të tjerë të lënduar në aksident trafiku të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu, kishte bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili kishte theksuar se në aksident janë përfshirë dy automjete.

“Rreth orës 14:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Gllobar, të komunës së Drenasit. Nga informatat e para, bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident, dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime” ka thënë Borovci.

Sipas Borovcit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Dëshmitari okular, ka thënë se në orën 14:05, kishte arritur në punë edhe kishte parë drejtpërdrejt këtë aksident. Ai ka pohuar se me të parë rastin e ka lajmëruar policinë dhe Emergjencën, të cilët nuk kanë vonuar shumë dhe kanë ardhur në vendin e ngjarjes, duke i nxjerrë kështu viktimat, por edhe personat e lënduar, të cilët janë përcjellë për në QKUK.

Dëshmitari ka thënë se, ka thirrur edhe zjarrfikësit, të cilët pasi qytetarët nuk kanë arritur t’i nxjerrin të lënduarit edhe viktimat nga automjetet e aksidentuara, është dashur që të intervenojnë zjarrfikësit. Ata kanë nxjerrë nga veturat dy të vdekurit të cilët kanë qenë një grua dhe një fëmijë, gjithashtu edhe të lënduarit.

Ndërkaq, gjatë ditës po ashtu tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Këtë për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, në ngjarjen e ndodhur në fshatin Stanovc, janë përfshirë dy automjete.

Po ashtu, dy persona kishin mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi në fshatin Baran të Pejës,

Kështu kishte thënë për RTV Dukagjinin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

”Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore”, ka thënë Gashi.

Ndërkaq, kjo datë u ndërlidh edhe me një ngjarje tjetër, ku një 26-vjeçar, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri, të hënën e dy majit në fshatin Greikoc të Komunës së Suharekës.

Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti tjetër të ndodhur sot në një fshat të komunës së Drenasit.

Aksidenti sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e njohur si Garrapole.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

”Rreth orës 15:00 është raportuar për aksidentin e ndodhur në fshatin Abri e Epërme në vendin e quajtur Garrapole. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Për të ruajtur jetën kërkohet angazhim maksimal në trafik, sipas Policisë së Kosovës, faktorët kryesor që ndodhin aksidentet e shumta janë mosrespektimi i shenjave të trafikut dhe tejkalimi i shpejtësisë, e që duhet të respektohen shenjat e trafikut, të respektohet shpejtësia e lejuar dhe të gjitha rregullat e tjera të komunikacionit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika