Dy të vdekur e mbi 20 të plagosur pasi një makinë përplaset me turmën në qytetin gjerman të Leipzigut

Dy persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur pasi një makinë është futur në një turmë njerëzish në qytetin Leipzig, në lindje të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi të hënën pasdite në zonën qendrore Grimmaische Strabe. Sipas autoriteteve lokale, një automjet goditi disa persona dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia konfirmoi se tre nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Kryetari i Leipzig, Burkhard Jung, bëri të ditur se i dyshuari – një shtetas gjerman 33-vjeçar – është arrestuar, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Ndërkohë, kryeministri i landit Saxony, Michael Kretschmer, deklaroi se i dyshuari kishte pasur më herët probleme të shëndetit mendor.

Autoritetet konfirmuan se viktimat janë një grua 63-vjeçare dhe një burrë 77-vjeçar, të dy shtetas gjermanë.

Prokuroria ka nisur hetimet për vrasje dhe tentativë vrasjeje, duke theksuar se aktualisht nuk ka indikacione për motive fetare apo politike.

Policia e cilësoi rastin si një akt të dhunshëm të kryer nga një person i vetëm dhe bëri të ditur se nuk ka rrezik të mëtejshëm për sigurinë publike.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika