Dy të vdekur e 1562 raste pozitive në Kosovë nga COVID-19

Sipas njoftimit të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të mërkurën e tre gushtit janë regjistruar dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Ilustrim

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy vdekje.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, ka shkruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Statistikat gjatë 24 orëve të fundit:

Nga testimi i 4 mijë e 210 personave, raste pozitive kanë rezultuar 1 mijë e 562.

Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit sipas të dhënave të MSH-së janë shëruar gjithsej 1 mijë e 186 pacientë.

Qytetarëve u bëhet thirrje për bartjen e maskave në mënyrë që sado pak ta parandalojnë infektimin nga kjo sëmundje.

MSH dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika