Dy të vdekur në rrëzimin e një aeroplani në një vend banimi në Gjermani

Dy persona kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të një aeroplani të vogël në një zonë banimi në qytetin jugperëndimor të Gjermanisë, Limburgerhof.

Sipas mediumit gjermani SWR, viktimat ishin personat që ndodheshin në bord në momentin e aksidentit tragjik.

Zëdhënësi i policisë, Thorsten Mischler, deklaroi se deri më tani nuk ka raportime për banorë të zonës që kanë pësuar lëndime nga rrëzimi i aeroplanit.

“Bazuar në hetimet paraprake, dy personat që ndodheshin në aeroplan kanë humbur jetën. Aktualisht nuk ka informacione për banorë të lënduar”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se të paktën edhe një person tjetër ka mbetur i lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë një numër i madh i forcave policore, zjarrfikësve dhe ekipeve emergjente, ndërsa autoritetet kanë rrethuar të gjithë zonën për arsye sigurie.

“Zona ku ndodhi rrëzimi është izoluar në një perimetër të gjerë”, tha më tej zëdhënësi i policisë.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit, ndërsa ende nuk dihen rrethanat që çuan në rrëzimin e aeroplanit në zonën e banuar.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika