Dy të vdekur nga sulmet e reja ruse në Ukrainë, përfshirë një 10-vjeçar

Rusia kreu sulme të reja ajrore në Ukrainë herët të premten, duke vrarë një 10-vjeçar dhe gjyshen e tij në qytetin Kharkiv

Shpëtuesit punojnë në një ndërtesë banimi të dëmtuar nga një sulm me raketa ruse, mes sulmit të Rusisë në Ukrainë, në Kharkiv, Ukrainë, 6 tetor 2023, foto Reuters.

Rusia ka nisur të premten sulme të reja në Kharkiv, duke lënë të vdekur të paktën dy njerëz, përfshirë një fëmijë 10-vjeçar, kanë thënë autoritetet ukrianase në rajonin e Harkivit.

Një ditë më parë, në këtë rajon janë vrarë dhjetëra persona, si pasojë e sulmeve ruse.

Sulmet në Hroza afër Kharkivit përbëjnë një prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj civilëve.

Dhjetëvjeçari dhe gjyshja e tij 68-vjeçare janë vrarë, derisa 28 persona tjerë janë plagosur, përfshirë një foshnjë 11-muajshe, ka thënë guvernatori rajonal Oleh Synehubov, raporton Reuters.

Guvernatori rajonal, Synyehubov, ka thënë se, sipas gjetjeve të fundit, dy raketa Iskander i kanë goditur Kievin dhe rajonin Osnovyan të Harkivit, qytet me 1.4 milion banorë.

Pretendimet e tij nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Babai i djalit, Oleh Bychko, i ka thënë Reuters se kishte arritur të nxirrte nga rrënojat djalin dhe gruan e tij më të vogël pas goditjes. Bychko, me fytyrën e tij të gërvishtur dhe me rroba të mbuluara me gjak, qëndroi i tronditur dhe i humbur për fjalë pas vdekjes së djalit të tij 10-vjeçar, Tymofiy.

Sulmi me raketa shkatërroi një pjesë të madhe të një ndërtese banimi, ku punëtorët e shpëtimit punonin në mes të rrënojave të tullave, të metalit të përdredhur dhe të drurit.

Ndërkaq, sulmet pasuan një sulm raketor rus të enjten, në të cilin zyrtarët ukrainas thanë se dhjetëra njerëz u vranë në fshatin Hroza në verilindje të Ukrainës gjatë një mbledhjeje për të mbajtur zi për një ushtar të rënë ukrainas.

Sulmi në Hroza ishte një nga sulmet e vetme më vdekjeprurëse ndaj civilëve që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.

Presidenti Volodymyr Zelenskiy ka thënë se përgjigjja ndaj asaj që ai e quajti “terror rus” duhet të jetë qëndrueshmëria e Ukrainës, “lëvizja jonë dhe humbjet e përditshme të pushtuesve”.

Komisionarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, Elizabeth Throssell, ka thënë se e ka dërguar një ekip për ta hetuar sulmin në Hroza.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmi ka qenë “terrorist”, derisa Shtëpia e Bardhë e ka quajtur sulmin “të tmerrshëm për njerëzit e Ukrainës”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika