Dy tërmete të njëpasnjëshme tronditën Turqinë
Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur qytetin Malatya të Turqisë, të enjten në mbrëmje, që është ndjerë edhe në qytetin Adiyaman, sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave. Epiqendra e tërmetit të parë ishte në lagjen “Battalgazi” dhe është zhvilluar në një thellësi prej 6.99 kilometrash. Ajo ka pasuar nga një lëkundje me […]
Një tërmet me magnitudë 5.3 ka goditur qytetin Malatya të Turqisë, të enjten në mbrëmje, që është ndjerë edhe në qytetin Adiyaman, sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave.
Epiqendra e tërmetit të parë ishte në lagjen “Battalgazi” dhe është zhvilluar në një thellësi prej 6.99 kilometrash.
Ajo ka pasuar nga një lëkundje me magnitudë 4.7 ballë, e cila ndodhi vetëm tre minuta pas të parës.
Nuk u raportua fillimisht për viktima apo dëme, ka thënë guvernatori i Malatya, Ersin Yazıcı, për transmetuesin shtetëror TRT.
Siç raportojnë mediat turke, lëkundjet janë ndjerë edhe në Gaziantep, Kahramanmaraş, Şanlıurfa, Diyarbakır, dhe Kilis.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, ka deklaruar se nuk ishte raportuar për viktima pas tërmetit dhe se të gjitha ekipet e emergjencës ishin në terren për të monitoruar çdo dëm.
Më 6 shkurt, dy tërmete të mëdha tronditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, duke vrarë më shumë se 50,000 njerëz dhe duke lënë miliona të pastrehë.















