Dy trupa të fëmijeve gjenden në valixhe në një ankand në Zelandën e Re

Policia e Zelandës së Re, është duke e hetuar vdekjen e dy fëmijëve mbetjet e të cilëve u gjetën në valixhe

Foto: Reuters

 Policia e Zelandës së Re po heton vrasjen e dyshuar të dy fëmijëve, mbetjet e të cilëve u gjetën në valixhe të blera në një ankand në internet javën e kaluar.

Policia nisi një hetim për vrasje në Auckland javën e kaluar pasi  një familje i gjeti eshtrat duke kërkuar në një dollap magazinimi që e kishin blerë.

Të enjten policia deklaroi se, dy fëmijët ishin të moshës ndërmjet 5 dhe 10 vjeç dhe kishin vdekur prej disa kohësh. Valixhet ishin në ruajtje prej disa kohësh, shtuan ata, pa dhënë detaje.

Detektivi Tofilau Faamanuia Vaaelua u tha gazetarëve se fëmijët nuk ishin identifikuar ende zyrtarisht, por ata besonin se kishin familje në Zelandën e Re.

Ishte e mundur që familjet e tyre nuk ishin në dijeni se fëmijët kishin vdekur, shtoi ai.

Policia nuk dha detaje se si kishin vdekur fëmijët apo nëse kishte ndonjë të dyshuar.

Familja që gjeti trupat nuk kishte lidhje me vdekjet e fëmijëve.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika