Dy vajza të reja bien nga një banesë në Ferizaj, 15-vjeçarja humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Ferizajt, ku sipas informacioneve zyrtare te policisë, dy vajza kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor, me ç’rast njëra nga to ka humbur jetën.

Vajza që nuk arriti t’i mbijetojë plagëve ishte 15 vjeçare, kurse tjetra e cila ende po trajtohet në QKUK është 18 vjeçare dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Konfirmimin e lajmit për Portalin Dukagjini e ka bërë zëdhënësi i policisë në komunën e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor”, thuhet në njoftim.

“Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”

Policia tha se për informata shtesë do të dalin me njoftime të reja.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika