Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit, Policia po i heton rastet

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Sipas raportit 24-orësh, një rast ka ndodhur në Istog, ku një burrë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse sa ishte në fushë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës.

Istog / 14.10.2024 – 13:30. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse në arë/fushë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Pejës. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur në Pejë

Pejë / 14.10.2024 – 07:25. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa identifikimi i tij është bërë nga familjarët sipas të cilëve viktima kishte probleme mentale. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK-së

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika