Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, Policia po i heton rastet

Në Prishtinë, dy persona kanë humbur jetën të hënën në rrethana të ndryshme. Në rastin e parë, një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë, dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Ndërsa në rastin e dytë, një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj

Ilustrim

Dy persona kanë ndërruar jetë të hënën në Prishtinë, njëri dyshohet se ka rënë nga një objekt e ndërsa tjetra është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në rastin e parë një person është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë.

“Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë në gjendje të rëndë shëndetësore nga disa kalimtarë dhe dyshohet se ka rënë nga një objekt. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në rastin e dytë bëhet e ditur se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete një grua.

“Raportohet se në banesën e saj pa shenja jetë është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, vijon në raport.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika