Dy vdekje të dyshimta në vend, Policia nis hetimet
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta, një në Prishtinë dhe një tjetër në Pejë. Rasti i parë është raportuar mëngjesin e së hënës, më 2 qershor, rreth orës 07:15 në Prishtinë, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke hetuar dy raste të vdekjeve të dyshimta, një në Prishtinë dhe një tjetër në Pejë.
Rasti i parë është raportuar mëngjesin e së hënës, më 2 qershor, rreth orës 07:15 në Prishtinë, ku një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkohë, rasti i dytë është raportuar në Pejë po atë ditë, rreth orës 09:01, ku një tjetër mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.
Edhe në këtë rast, me urdhër të prokurorit, trupi është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor.
Autoritetet janë duke hetuar shkaqet e vdekjeve në të dy rastet.















