Dy vdekje të dyshimta, njëra në Gjilan e tjetra në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë gjetur dy persona pa shenja jete, njëri në Gjilan dhe tjetri në Lipjan. Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se personi i gjetur në Gjilan ka qenë pa shenja jete dhe i dekompozuar. Po ashtu ka qenë person i zhdukur prej 27 […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së martë janë gjetur dy persona pa shenja jete, njëri në Gjilan dhe tjetri në Lipjan.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se personi i gjetur në Gjilan ka qenë pa shenja jete dhe i dekompozuar. Po ashtu ka qenë person i zhdukur prej 27 qershorit. Sipas njoftimit, trupi i viktimës ka qenë në disa shkurre te varrezat e qytetit.
“Më 02.07.2024 gjatë zhvillimit të hetimeve së bashku me familjarët e viktimës është gjetur pa shenja jete (i dekompozuar), trupi i pajetë i viktimës mashkull kosovar që ishte i raportuar i zhdukur më 27.06.2024. Trupi i pajetë është gjetur në disa shkurre në varrezat e qytetit. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, njësitet relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës në qytetin e Lipjanit.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML.
“Lipjan 02.07.2024-17:50. Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë. Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në raport.















