Dy vëllezër në garë për një tender në komunë

Nje tender që është dhënë ditëve të fundit nga komuna e Podujevës po shihet si shkelje ligjore nga organizata INPO. Sipas tyre Komuna e Podujevës fitues të tenderit e bëri kompanin me çmimin më të lartë derisa eleminoj atë më çmim më të ulët

Foto ilustrim

Tenderi i dhënë nga Komuna e Podujevës për asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë dhe Barainë po cilësohet si keqpërdorim i parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga vetë komuna në bashkëpunim me operatorët ekonomik.

Është organizata joqeveritare Iniciativa për Progres, ajo që ka pubikuar disa të gjetura rreth këtij tenderi.

Qendrim Arifit nga kjo organizatë, ka thënë për televizionin që përveqë se komuna shpalli fitues kompanin që kishte oferten më të lartë për këtë projektë, dyshimet e tjera janë  për keqperdorim të operatorv ekonomik pasi të dy pronaret e kompanive ishin vëllezër.

Qëndrim Arifi, Iniciativa për Progres

“Kemi gjetur që komuna e Podujeves në një rast ka bërë shkelje ligjore duke eliminuar pa drejtë operatorin më të lirë dhe duke i dhënë më të drejtë  një operatori më çmim më të lartë. Ne kemi parë se kompania që është shpall fitues dhe ajo që është eliminuar janë vëllëzër mes vete dhe ky elimin pa ndonjë pasojë na bënë të dyshojm që kemi të bëjmë edhe më dallaverve mes operatorve ekonomik në bashkëpunim më organët komunale”, ka thënë Arifi.

Shuma për tërë këtë projekt nga Komuan e Podujevës është paraparë 120 mijë euro, derisa kompania fituese, “Rahovica Comerce” ka fituar tenderin në fjal me ofertën 106 mijë e 478 e 30 cent.

Në këtë konkursë ishin pesë operatorë ekonomikë në mësin e  tyre ishte dhe një kompani “Quality Asphalt & Ëorld Medium”, e cili kishte oferten më të ulëtë në 101 mijë e 730 e 96 cent.

Ndonëse thonë se nuk ishin në dijeni se pronarët ishin vëllëzer, zëdhenësi i komunës, Fatri Zhitia ka treguar arsyen se pse nuk fitoj kompania më cmimin më të ulët.

Fatri Zhitia, Zëdhenësi i komunës së Podujevës

“Komisioni vlërsues nga Komuna e Podujevës ka vërtetuar se kompania që ka ofertuar më cmimin më të lir nuk i ka përmbushur rregullat për të fituar tenderin. Problemi ka qenë pasi që menaxheri i kontratës ka mardhënie pune më dy kompani tjera dhe kjo bijë ndesh më rregullat”, ka theksuar Zhitia.

Lidhur më këtë cështje televizioni gjatë ditës ka tentuar të komunikojë më të dy kompanit e përfolura por përgjigjje ka marrur vetëm nga kompania fitues “Rahovic Comerc”.

Fehmi Rahovica, Menaxher i kompanisë “ Rahovica Comerc”

“Ne me vëllaun operojmë me firma te ndara dhe kjo nuk do të thotë qe vëllau apo unë nuk kemi të drejtë më konkurua se ndalon asnjë ligjë. Nuk do të thotë pse je më cmime më të ulët të fitoshë, nëse nuk ke dokumente s’mundë të fitosh. S’ka asgjë të keqe këtu. Ne si oprator ekonomik jemë shqetësuar se si po raportohet dhe është ulur imazhi ynë publikë duke mos bërë analiza të mjaftushme të dosjeve”, ka deklaruar Fehmi Rahovica, Menaxher i kompanisë “ Rahovica Comerc”.

Kjo kontrat është nënshkruar në gushtë të këtij viti mes kompanisë dhe Komunës së Podujevës dhe për pak ditë pritetë të fillojë edhe puna për asfaltimin e rrugëve.

Shija e redaktorit

Garuesit e FSK-së zënë dy vendet e para në garën...

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika