Dy vëllezër në Obiliq përleshen fizikisht për shkak të një prone

Policia e Kosoves ka njoftuar se dy vëllezër janë arrestuar në Obiliq pasi u përfshinë në një përleshje fizike, e cila dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një pronë.

Gjatë konfliktit, të dyshuarit janë sulmuar fizikisht mes vete, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuari janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet mes tjerash në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika