Dy veturave iu shpërthehen gomat e vandalizohet një përmendore në veri, Policia nis hetimet

Në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, dy automjete janë dëmtuar dhe një përmendore është vandalizuar me stikersa mbrëmjen e së enjtes.

Lagjja e Boshnjakëve (fotografi ilustruese)

Policia e Kosovës njoftoi për një incident të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë, ku dy automjeteve iu janë dëmtuar gomat dhe një përmendore është vandalizuar me stikersa.

Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka thënë se një grup prej rreth dhjetë personash ishte mbledhur në vendin e ngjarjes, por u shpërndanë pasi reagoi policia.

“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njerëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthy gomat me mjete të mbrehtë (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast. Njerëzit janë shpërnda dhe policia po merret me rastin”, ka njoftuar Elshani.

Më tej Elshani ka njoftuar se 4 persona janë duke intervistuar në lidhje me rastin.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika