Dy viktima dhe 974 raste me COVID-19 në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID. Një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen. Ndër të tjera, numri i të infektuarve mbetet i lartë. Nga 2,100 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 974 […]
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se dy persona kanë humbur jetën për shkak të infektimit me COVID.
Një 71-vjeçar nga Gjirokastra dhe një 75-vjeçare nga Tirana nuk arritën ta fitonin betejën me sëmundjen.
Ndër të tjera, numri i të infektuarve mbetet i lartë. Nga 2,100 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 974 qytetarë.
Aktualisht, në të gjithë vendin janë 5,332 qytetarë aktiv me COVID-19 gjersa bëhet e ditur se në spitalin COVID3 po marrin trajtim 29 pacientë.
416 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë.















