Dy vjet në krye të LDK-së, Abdixhiku vizitohet nga familja e Ibrahim Rugovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me rastin e dyvjetorit si kreu i kësaj partie është vizituar nga familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. “Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësist […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, me rastin e dyvjetorit si kreu i kësaj partie është vizituar nga familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
“Dy vjet më parë, delegatët e Kuvendit të LDK-së, më dhanë përgjegjësinë dhe njëkohësisht nderin më të madh jetësor, atë të udhëheqjes së formacionit të parë pavarësist e demokratik në Kosovë, shtëpisë së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.Në këtë përvjetor të dytë, u nderova nga vizita e zonjës Fana Rugova, bashkëshortes së Presidentit Rugova, dhe vajzës së tij Teutës e djalit Ukës. Ishte kjo vizita e parë e zonjës Fana në selinë qendrore të partisë”, ka thënë Abdixhiku.















